Mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm dhe kushte për mjegull në mëngjes nëpër luginat do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme. Të reshura më të rrëmbyeshme priten të mërkurën dhe të enjten, kur në zonat malore të reshurat do të kalojnë në borë.

Nesër dhe pasnesër të reshura të shiut do të ketë në zonat malore dhe të cilat do të jenë me karakter lokal, ndërsa në pjesën jugore është paraqitja e bubullimave. Do të vazhdojë të fryjë erë nga drejtimi jugor e cila nesër do të përforcohet, ndërsa të hënën veçanërisht përgjatë Vardarit do të përforcohet.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 18, pasnesër edhe të martën do të arrijë deri në 17 gradë, ndërsa nga a e mërkura do të bien për disa gradë dhe do të lëvizin mes 12 dhe 14 gradë.