Maqedonia nuk guxon të frikësohet që të futet në bisedime me Greqinë. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov në intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai më tej thotë se zgjidhje mund të ketë vetëm nëse Maqedonia dhe Greqia pas bisedimeve dalin me kokën lartë.

Kur ne mendojmë për këtë çështje, fillimisht duhet të mendojmë për dinjitetin tonë, se ku duam ta shohim Maqedoninë pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë viteve. Nëse ka palë fituese, kjo nuk do të jetë e mirë as për fituesin e as për humbësin, pasi kjo do të ushqejë një nacionalizëm të tmerrshëm. Do të thotë, patjetër të gjejmë mënyrë që të dyja palët të dalin me ndjenjën se e kanë mbrojtur atë që është më e rëndësishme- deklaroi ministër i Jashtëm Nikola Dimitrov.

Në pyetjen se deri ku janë të gatshëm të shkojnë, në kushte kur përmendet ndryshimi i emrave të autostradave, përmendoreve dhe rishikim eventual i librave, Dimitrov u shpreh se për momentin Qeveria nuk i ka hapur këto çështje.

Kur unë isha negociator për emrin në vitin 2006, nga një ambasadorë i një anëtari të rëndësishëm të NATO-s, para se të riemërohet aeroporti, mora mesazhin se ky hap me siguri do të na komplikojë rrugën drejt NATO-s. Në Qeveri nuk kemi biseduar për këtë çështje, mendoj se është kyçe të kuptojmë se patriotizmi do të thotë kujdesi për shtetin dhe se është kyçe të marrim argumente nga ato forca politike në Greqi, që kanë interes ta mbajnë edhe më tej bllokadën- theksoi Nikola Dimitrov.

Në vigjilje të takimit me ndërmjetësin Metju Nimic në dhjetor, Dimitrov shprehet se nuk ka propozim konkret në tavolinë./alsat-m