Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me takimet e sotme me kolegun e tij lituanez Linas Linkeviçius, ministrin e Mbrojtjes Raimundas Karoblis dhe anëtarët e komisioneve për punëve të jashtme dhe për çështje evropiane në Parlamentin e Lituanisë e përfundoi turneun rajonal baltik.

Në takim me Linkeviçius, informojnë nga MPJ-ja, Dimitrov e prezantoi vendosmërinë e fuqishme të Republikës së Maqedonisë për t’i implementuar të gjitha reformat e nevojshme për ndërtimin e institucioneve stabile dhe të drejta si një prej hapave kyçe në rrugën tonë ndaj BE-së dhe NATO-s.

“Si zëvendësministër i ri i Punëve të jashtme i Republikës së Maqedonisë para 17 viteve në Uillnus e nënshkrova Deklaratën e Uillnusit. Afër dy dekada më pas ne ende jemi në dhomën e pritjes së BE-së dhe NATO-s. Tani kemi shans të dytë për ta arritur qëllimin tonë për integrim euroatlantik”, porositi Dimitrov.

Në këtë rrugë, shtoi, e vlerësojmë shumë mbështetjen e Lituanisë, si në njohjen e përcaktimit tonë të fuqishëm dhe përkushtimin për realizimin e të gjitha kritereve të nevojshme për anëtarësim në BE dhe në NATO, ashtu edhe për partneritet aktiv në realizimin e qëllimeve tona strategjike.

“BE-ja ka nxitur prosperitet dhe stabilitet në vendet baltike. Jemi të bindur se një rol të tillë pozitiv do të ketë edhe në Ballkan”, potencoi Dimitrov.

Linkeviçius shprehu mbështetje të qartë për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë meriton qasje në BE e cila do të bazohet në kritere, e jo në disponim dhe kalendarë”, deklaroi Linkeviçius dhe theksoi se është e nevojshme të locohen segmente në të cilat dy shtetet do të bashkëpunojnë për benefit të përbashkët ekonomik, veçanërisht duke e theksuar rolin e tuining projekteve si element të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale.

Средба Димитров со министерза одбрана Литванија

Në takim me ministrin e Mbrojtjes Karoblis, Dimitrov nënvizoi se parakushti më i mirë për sigurinë është prosperiteti dhe stabiliteti i bazuar në institucione stabile dhe korrekte, qeverisje të të drejtës dhe perspektivë të qartë euroatlantike.

Средба Димитров со парламентарци Литванија

Në kuadër të vizitës, ministri Dimitrov realizoi takime edhe me anëtarët e komisioneve për punë të jashtme dhe për çështje evropiane dhe të Grupit për bashkëpunim inter-parlamentar me vendet e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin e Lituanisë. Në takimet shefi i diplomacisë së Maqedonisë potencoi se realizimi i kriteret për anëtarësim në BE nuk i shohim vetëm si parakusht, por edhe si një prej qëllimeve të procesit integrues.

Me vizitën e sotme në Lituani, Dimitrov e rrumbullaksoi turnenë baltike në kuadër të së cilës realizoi takim me ministrat e punëve të jashtme të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, Sven Mikser, Edgars Rinkeviç dhe Linas Linkeviçius, si dhe me ministrat e mbrojtjes të Lituanisë dhe Letonisë. Dimitrov u takua edhe me grupet parlamentare në të gjitha tre shtetet, pati fjalime në dy institutet me renome – Instituti estonez për politikë të jashtme dhe Institutin letonez për punë ndërkombëtare, ndërsa ka dhënë edhe një numër të madh të intervistave.