Dimension të ri të bashkëpunimit të mirë ekzistues në interes të qytetarëve të të dy vendeve kanë dakorduar sot delegacionet qeveritare  të Maqedonisë dhe Sllovenisë në takimin në Lubjanë, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe Miro Cerar.

Delegacioni i qeveritar i Maqedonisë, i kryesuar nga Zaev, i përbërë nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, ministri pa portofol i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, mbajtën takim dypalësh dhe plenar me kolegët e tyre nga ana e Sllovenisë nga kryeministri Miro Cerar.

Në takimin plenar midis dy delegacioneve qeveritare, Zaev theksoi se me këtë vizitë i riafirmojnë marrëdhëniet tashmë jashtëzakonisht të mira mes dy vendeve.

“Për Republikën e Maqedonisë është jashtëzakonisht me rëndësi  kjo miqësi e jonë e ndërsjellë dhe mbështetjen që e kemi në proceset për integrimet tona në BE dhe NATO. Për ne, është me rëndësi bashkëpunimi ekonomik, të cilin e vlerësojmë si shumë të mirë dhe kemi rënë dakord me kolegun Cerar se këtu kemi ende për t’i thënë njëri-tjetrit”, tha kryeministri Zaev.

Ai i informoi nikoqirët për zhvillimet më të reja në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e reformave.

“Rezultatet e zgjedhjeve na japin nxitje që t’i intensifikojmë proceset tona reformuese dhe këto janë përcaktimet tona në periudhën e ardhshme. Proceset e integrimit brenda vendit gjithashtu kanë marrë dimension të ri dhe kemi zhvillime serioze pozitive në këtë plan”, potencoi Zaev, bëri të ditur pres shërbimi i Qeverisë.

Kryeministri Zaev foli edhe për pritjet e Republikës së Maqedonisë në lidhje me proceset euroatlantike dhe se këto aktivitete do të kenë nxitje serioze nëse marrin mbështetje nga të gjithë miqtë tanë.

Në fjalimin përshëndetës në takim, kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar theksoi se Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Sllovenisë gjithmonë i ka lidhur miqësia e sinqertë dhe marrëdhëniet e mira në të gjitha fushat, në nivel të lartë.

“Marrëdhëniet ekonomike janë të mira, por dëshirojmë t’i përmirësojmë edhe më shumë. Kemi potencial për intensifikimin e bashkëpunimit”, tha ai në takimin plenar të dy delegacioneve.

Kryeministri slloven si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe si konfirmim të kësaj miqësie e theksoi faktin se një numër i madh i studentëve nga Maqedonia mësojnë në fakultetet në Republikën e Sllovenisë.

Kryeministri Cerar e theksoi mbështetjen e plotë në BE dhe në NATO të Republikës së Maqedonisë dhe ofroi ndihmë konkrete dhe asistim për këto procese, në këtë fazë ose në fazën e bisedimeve inkuadruese me BE-në.

Në vazhdimin e takimit, ministrat e dy palëve i informuan kryeministrat Zaev dhe Cera për bisedimet dhe për obligimet konkrete që do të ndërmerren për dimensione të reja në bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Sllovenisë.