Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Pejë për të protestuar kundër dënimeve me dënime të larta me burg që u shpallën sot nga gjykata e Shkupit ndaj pjesëmarrësve në përleshjen e armatosur të majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Njëri prej personave të dënuar sot me burg të përjetshëm nga gjykata maqedonase është edhe Valdet Zekaj, i cili vjen nga Peja.

Protestuesit kanë thirrur: “UÇK”, “Ali Tradhtari”, “Val Zekaj”, etj.

Qytetarët e mbledhur edhe e kanë përdhosur dhe djegur flamurin e Maqedonisë.

Gjithsej 746 vjet burg iu dhanë anëtarëve të dyshuar të Grupit të Kumanovës, të cilët akuzohen për përleshjen e armatosur që ndodhi në “Lagjen e Trimave” të këtij qyteti në maj 2015.

Tetë pjesëtarë të Policisë së Maqedonisë dhe 10 anëtarë të grupit qenë vrarë në këtë përleshje që la shumë shkatërrime dhe paqartësi pas. /kallxo.com