Kirurgët nga India të cilët e kanë operuar një burrë për shkak të dyshimit se ishte helmuar me ushqim, në barkun e tij kishin gjetur 263 monedha dhe 100 gozhda, gjithsej një kilogram e gjysmë metal, shkruan Intependent.

Maksud Khan, 35 vjeç ishte pranuar në spital me dhembje të barkut dhe për këtë mjekët e kishin kryer endoskopinë për të kuptuar shkaktarin e dhembjes. Është pak të thuhet se ishin të befasuar kur në të  kishin gjetur monedha, gozhda, rreth dhjetë zhiletë, copa të qelqit, gurë dhe një objekt metalik të ndryshkur të gjatë 15 cm, transmeton gazetametro.net.

Kirurgët e spitalit Sanjay Gandhi në Santi, shtet federal Madja Pradesh, menjëherë e kanë operuar burrin dhe nga ai kanë nxjerrë shtatë kilogram “të objekteve të ndryshme të huaja”. Konsiderohet se Khan është me probleme mendore dhe askujt nuk i ka zbuluar shprehitë e veta bizare të “ushqimit”.

“Pacienti ankohej në dhembje në bark dhe e kryem endoskopinë. Jem shokuar kur kemi parë monedhat, gozhdët dhe gjithë ato çfarë kishte gëlltitur. Asnjëri nga ne nuk kishte parë diçka të tillë në gjithë karrierën”, ka thënë udhëheqësi ekipit kirurgjik, dr. Priyank Sharma.

Sipas mjekëve, Khan ka punuar si transportues dhe ka gëlltitur shumë monedha të cilat i ka pranuar prej klientëve, ndërsa për dhembje në bark është ankuar tre muaj. Të afërmit e tij thonë se kohë më parë ai “kishte rënë në depresion”, gjë që ndoshta ka shkaktuar gëlltitja e tij të gjërave metalike dhe të qelqit.

Për çudi, dhembja në bark nuk ishte lajmëruar menjëherë, ndërsa Khan kishte arritur në momentin e fundi në spital, thonë mjekët.

“Disa nga gozhdët tashmë e kishin shpërthyer pjesët e barkut, për çka ai humbte hemoglobinë.

Zotëri Khan tani është jashtë rrezikut dhe ka premtuar se më nuk do të gëlltitë objekte të ndryshme të cilët nuk janë për ushqim.