Ish ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, aktualisht zëvendësministër në këtë dikaster, dëshmoi sot në Prokurorinë Publike në lidhje me zhvillet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Dëshminë e tij Nuhiu e ka dhënë në cilësinë e ish ministrit, duke dëshmuar për zhvillimet kryesisht brenda MPB-së dhe pengesat në komunikimet e tij me kreun e Shtabit Operativ aso kohe, ish drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov.

Kam dëshmuar mbi faktet dhe mjetet e provës të cilat tashmë edhe në opinion janë të njohura. Pra janë fakte të evidentuara dhe dëshminë tyre e kamë bazuar mbi to dhe për të cilat ka pasur paraprakisht transparencë absolute- deklaroi Agim Nuiu, Zëvendësministër i Brendshëm.

Dëshmia e Nuhiut është relevante për përgjegjësinë e Çavkov i cili akoma nuk ka qartësuar para organit të akuzës versionin e tij për 27 prillin. Ndonëse se Nuhiu nuk e konfirmon, lë të kuptohet që dëshmia e tij përfshinë edhe rolin e Çavkovit më 27 prill.

Deklaratat e mija kanë qenë të bazuara në fakte, fakte të njohura në opinion dhe e potencoj, dëshmia bazohet në fakte- theksoi ai.

Pak ditë pas zhvillimeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend dhe pas dhjetëra pyetjeve të ngritura në lidhje me mosveprimin e policisë në mbrojtjen e deputetëve në Kuvend, Nuhiu ishte prononcuar për Alsat M duket theksuar se me ish drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov nuk ka mundur të komunikojë për orë të tëra edhe pse ky i fundit paraprakisht e kishte njoftuar se në lidhje me sigurinë në Kuvend, Shtabi Operativ ka gjithçka nën kontroll. Nuhiu kishte ngritur dyshimet se policia ishte e përfshirë në skenarë bashkë me Presidentin Ivanov i cili sipas tij, ka pasur plan të shpallë gjendje jashtëzakonshme. Mes funksionarëve, Nuhiu është i pari i cili rrëfehet para Prokurorisë Publike.