Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave, Arlem Dezir, gjatë vizitës së tij në Shkup, sot lavdëroi disa reforma pozitive në sektorin mediatik, me këtë rast dike e theksuar nevojën për përmirësim të situatës së përgjithshme mediale në vend.

Si pozitive ai e theksoi vendimin e Qeverisë që t’u sigurojë qasje falas gazetarëve deri te dokumentet e Regjistrit qendror dhe Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe ta pezullojë reklamimin qeveritar në të gjitha mediat.

Siç informoi Zyra e OSBE-së në Shkup, Dezir në takimin me kryeministrin Zoran Zaev ka biseduar për ndryshimet në ligjin për media audiovizuale, reformat në servisin publik dhe për sigurinë e gazetarëve. Dezir e përshëndeti vendimin e Qeverisë së re që ta vendos lirinë e mediave në maje të prioriteteve.

Dezir u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjanj Mançevski dhe me ministrin pa dikaster të angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Në takimet Dezir ka biseduar për propozim-amendamentet e Ligjit për audio dhe shërbime audiovizuale, të propozuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Dezir është përqendruar në servisin radiodifuziv, rolin e tij dhe sfidat që duhet të zgjidhen.

“Servisit publik i nevojitet model i financimit, i cili në asnjë mënyrë nuk, do ta minojë pavarësinë e saj dhe do të mundësojë që ta kryejë misionin e tij të servisit publik. Me qëllim që të zbatohen këto reforma të nevojshme, është shumë me rëndësi që servisi publik të mbetet institucion me standarde të larta profesionale, i liruar nga presioni politik dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve” theksoi Dezir.

Në takim është biseduar edhe për sigurinë e gazetarëve. Sipas tij, siguria është një nga kushtet kryesore për media të lira dhe të hapura. Shtoi se kryerësit në disa sulme mbi profesionistët medialë në vend duhet të nxirren para drejtësisë. 

Dezir është takuar edhe me profesionistë të mediave, si përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, Këshillin për etikë në media, Sindikatën  e pavarur të gazetarëve dhe punonjësit medial, Institutin për studime komunikuese, Servisin publik radiodifuziv dhe Agjencinë për audio dhe shërbime audiovizuale mediale. Me to ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin e ardhshëm.