Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, publikoi listën me futbollistët që do të grumbullojë për dy ndeshjet miqësore të nëntorit. Franca do të përballet me Gjermaninë dhe Uellsin, ndërsa risi në listën e Deschampsit është rikthimi i sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Lista e futbollistëve: Portierë: Areola, Mandanda, Costil; mbrojtës: Digne, Jallet, Kimpembe, Koscielny, Kurzaëa, Pavard, Umtiti, Varane; mesfushorë: Matuidi, N’zonzi, Rabiot, Sissoko, Tolisso; sulmues: Coman, Fekir, Giroud, Griezmann, Lacazette, Martial, Mbappe, Thauvin