Sot nisi fillimi i fundit të demokracisë në Republikën e Maqedonisë. 36 qytetarë të ndershëm janë arrestuar për terrorizëm, tha Krsto Jovanovski, deputet nga VMRO-DPMNE.

Ai tha se nuk është demokraci që ata që janë me të vërtetë terroristë u liruan dhe njerëzit e ndershëm u arrestuan për t’u dënuar për terrorizëm, njofton TetovaSot.

Jovanovski e ftoi Ivanovin të amnistojë të burgosurit.

Ai tha se njerëzit që janë brenda gjykatës, për 70 ditë, protestuan për demokraci dhe një shtet të lirë.

“Të gjithë këta sot herët në mëngjes lanë fëmijët e tyre në lot. Kjo qeveri dëshiron të shkel çdo gjë që i del para”, tha Jovanovski./TetovaSot