Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi reagon për një shkrim të mediave franceze në lidhje me kanabisin në Shqipëri.

Ai shprehet se Edi Rama ka përdorur një strategji për luftimin e kanabisit, lejoi mbjelljen masive në vitet 2014 deri në 2016, që këtë vit çmimi të ulej ndjeshëm dhe askush mos rrezikonte të mbillte sërish.

Reagimi

Suksesi i Rames qe verbon Dynjane‎

‎Po, Rama ka bere progres dhe po e shkaterron KULTIVIMIN e droges ne 2017 me metoda kapitaliste te tregut te lire! E shkaterroi duke lejuar mbjelljen masive nga 2014-2016, me qellim qe oferta e stermadhe te ule cmimin e tregut nen kosto.

Strategji brilante dhe e zgjuar apo jo? Paska lejuar mbjelljen masive te kanabisit qellimisht qe t’i ule cmimin nga 1800 euro/kg ne 2015 ne 50-70 euro/kg‎ ne 2017! Sigurisht qe nuk ka idiot qe mbjell me humbje kur tunelet e e vjetra te ushtrise jane plot me mijera tonelata te korrura qe ne 2016. Ato 60 mije rrenjet e 2017 jane sa per te ruajtur inflacionin. Por sukses eshte edhe ky apo jo? ‎Kush thote te kunderten eshte kazan! ‎

F‎undja kur e ben zullumin mullar dhe heq vete publikisht nja dy lopata, si nuk qenkerka sukses?!

‎Nuk eshte zgjidhur ende problemi i TRAFIKIMIT me tonelata drejt Italise, por do e sajojne ndonje‎ progres tjeter qe do verboje serish Dynjane.