Një punonjës policie përmes një mesazhi drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha i kërkon të pyesë ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, dhe ministrin aktual, Fatmir Xhafaj në lidhje me shefin e krimit ekonomik në Polici. Punonjësi i policisë në denoncimin e tij shkruan se në 2012, Marsel Dulaj, ishte përjashtuar nga policia e shtetit me akuzën e korrupsionit pasiv.

“Në narko-policinë e Noriegës korrupsioni është merite! Qytetari dixhital denoncon oficerin Dule, përjashtuar nga policia dhe i ndjekur penalisht në vitin 2012, sot shef i krimit ekonomik në kryeqytet!”, shkruan Berisha.

Denoncimi

“Përshëndetje z.Berisha të uroj shëndet dhe jetë të gjatë. Jam një punonjës policie. Do bëje mir ta pyesje njëher Sajmir Tahirin në parlament kush eshte ky Marsel Dulaj që e ka bërë shefin e krimit ekonomik të Tiranës. Madje pyesni dhe ministrin e ri z.Xhafa kush është ky Marsel Dulaj që e kanë bër shef. Ky sa për djeni z.Berisha është një i përjashtuar nga policia në vitin 2012 pasi ky shefi i famshëm në vitin 2012 është proçeduar penalisht nga prokuroria e Gjirokastrës.  Punonjësi i policisë Marsel Dulaj me detyrë shef i seksionit kundër krimit ekonomiko financiar në DPQ Gjirokastër për vepren penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojn funksione publike parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Ky procedim penal ishte regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E.B ku denoncohet ky punonjës policie për lirimin dhe mos arrestimin e mosreferimit të veprës penale në prokurori për kontrabandë ilacesh të shtetasit F.B,  rast për të cilin ky shefi Marsel Dulaj ka kërkuar dhe marr 10000€A”