Demi Lovato më në fund zbuloi pak nga kënga e saj me Luis Fonsi!

25-vjeçarja dhe këngëtari 39-vjeçar janë bashkuar për një këngë në gjuhën spanjolle dhe duket se do të jetë e mrekullueshme.

Demi shfrytëzoi rrjetet sociale për të ndarë një pjesë të shkurtër të këngës, ku mund të dëgjohet duke kënduar disa rreshta në spanjisht.

“17 nëntor @luisfonsi”, shkroi Demi nën video.

Megjithëse ende nuk dihet titulli i këngës, një gjë është e sigurt, ajo do të publikohet më 17 nëntor.