Monica Bellucci gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendje me pamjen e saj, qoftë në rolet filmike, pjesëmarrjet në evenimentet e ndryshme apo gjatë pozimeve për sesione fotografike. Ndërkaq, edhe në moshën 53-vjeçare atë vazhdon ta shoqërojë epiteti i njërës prej femrave më të bukura në botë.

Aktorja e famshme italiane e ka risjellë në rrjetet sociale një fotografi të realizuar para 30 vitesh. Asokohe ajo kishte pozuar për kopertinën e revistës Elle, ndërsa edhe tani ka arritur në qendër të vëmendjes mediatike.

Fotografinë e realizuar në vitet e nëntëdhjeta nga Fabrizio Ferri, aktorja e ka emëruar si retrospektivë. “Retrospektivë: Fotografi nga Fabrizio Ferri në fund të viteve të nëntëdhjeta, për 30-vjetorin e kopertinës së Elle Italia, sapo ka dalë këtë javë”, ka shkruar aktorja në përshkrim.

Ajo kishte pozuar edhe në vitin 2011 për revistën Elle, ndërsa edhe pse kanë kaluar vitet, shumë pak ndryshime vërehen në pamjen e saj. Për më shumë, Monica pohon se nuk kujdeset për ushqimin dhe nuk bën ushtrime rregullisht, dhe se për pamjen e mirë më së shumti rëndësi ka vetëbesimi.

ImageImage