Krimi në familje godet Kavajën, ku një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. ‘BalkanWeb’ mëson se ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 11:00 në fshatin Karpen të Kavajë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas sherreve të vazhdueshme mes tyre. Sami Metushi ka qëlluar gruan e tij Sose Metushi, (prindër të dy djemëve të rritur) ndërkohë që nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Fill pas krimit të rëndë, autori i dyshuar është arrestuar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryen të gjitha hetimet.
NJOFTIMI I POLICISE
Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje: Menjeher në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00, shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M. Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.