Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea aktualisht deputete e Partisë Socialiste mohoi të jetë thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Habilaj, por tha se është e gatshme që të paraqitet në organin e akuzës kur t’i kërkohet një gjë e tillë.

“Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni me lojë e kazanit të manipulimit të përdorni shpifje. Ti moj vajzë (gazetare) nuk je prokurore të më pyesësh mua kështu. Do shkoj në Prokurori nëse më thërrasin. Jam fare e qetë”, deklaroi deputetja socialiste.

Debatet për këtë çështje shkaktuan tension edhe në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

“Policia është e kapur nga krimi, nga droga nga Habilajt. Apo jo zonja e nderuar ish-zv.ministre?! Ti duhet ta dish më mirë këtë”, deklaroi deputeti i PD-së, Flamur Noka, duke ngjallur reagimin e Gjebreas.

Gjebra ka mbajtur postin e zv.ministres së Brendshme për 4 vite në mandatin e parë të qeverisë “Rama”.