Jo shteti, por qytetarët ta financojnë servisin difuziv publik, e ai të sigurojë informata të sakta dhe me kohë në interes për të gjithë, pa kurrfarë ndikimesh, së paku politike. Këshilli programor, megjithatë, do jetë maksimalisht transparent dhe çdo seancë të tij ta caktojë publikisht, porositën ish drejtoresha dhe redaktorja e HRT Mirjana Rakiq dhe Brankica Petkoviq nga Këshilli programor i RTV Sllovenia në debatin e sotëm publik për depolitizimin e Këshillit programor të RTM-së.

Sipas Petkoviq, trend tejet negativ është që RTM-ja të financohet nga buxheti i shtetit. Kjo mund të jetë vetëm formë e përkohshme, por, siç tha, në çdo rast nuk është e mirë, ndërsa jotransparenca e Këshillit programor është absolutisht i papranueshëm.

“Jotransparenca nuk vjen parasysh. Unë nuk do ulesha në seancë nëse për të nuk janë njoftuar të gjithë, duke përfshirë edhe opinionin. Në Këshill jemi vetëm përkohësisht, por që t’i mbrojmë standardet më të larta të themelimit dhe punës programore”, tha mes të tjerash Petkoviq.

Rakiq, megjithatë përmendi se ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetar i Këshillit programor pasi që punët, siç tha, e kanë kaluar kufirin.

“Duhet ta mbroni integritetin tuaj, pavarësisht kush ju ka vendosur në funksion dhe në cilën mënyrë keni urdhër të punoni. Të gjithë ne kemi ndonjë kufi. Nëse dikush politikisht mundohet ta kalojë, atëherë shprehni falënderime dhe atë publikisht”, tha Rakiq.

Lidhur me financimin e servisit publik, edhe një herë nënvizoi se duhet të jetë stabil, por me para të qytetarëve.