Debati publik “Depolitizim i Këshillit programor të RTVM-së – parakusht për pavarësi të servisit publik” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit të Maqedonisë për mediume.

“Në ngjarje do të prezantohet analiza komparative në fokus të së cilës janë këshillat programor të RTVM-së, HRT-së dhe RTV të Sllovenisë, ndërkaq në të cilën ofrohen edhe rekomandime për avancim të pavarësisë së Këshillit programor të RTVM-së”, kumtoi IMM.

Fjalime në debat janë paralajmëruar nga kryetarja e Këshillit programor të RTVM-së, Snezhana Klinçarova, Brankica Petkoviq, përfaqësuese nga Këshilli progrmair i RTV të Sllovenisë, dhe ish-kryetarja e trupit rregullator të Kroacisë dhe ish-drejtoreshë dhe redaktore e HRT-së, Mirjana Rakiq.

Debati është pjesë e projektit “#ReForMedia – Avancimi i bashkëpunimit mes organizatave qytetare, institucioneve dhe qytetarëve për avancim të reformave në sferën mediale”, financuar nga Bashkimi Evropian.