Roma ka marrë vetëm një pikë në javën e 14-të në Serie A, duke barazuar 1-1 me Genoan në transfertë.

Të parët në epërsi kaluan miqtë me golin e Stephan El Shaarawy (59’), kurse barazoi gjithçka 1-1 Gianluca Lapadula (70′) nga pika e bardhë, e shkaktuar nga Daniele De Rossi, që u ndëshkua direkt me të kuq (69′).

De Rossi bëri një gjest aspak të hijshëm, duke i rënë me shuplakë ish-sulmuesit të Milanit, ndaj edhe u përjashtua nga loja dhe me një lojtar më pak në fushë, Roma nuk ia doli të rikthejë epërsinë, duke marrë vetëm një pikë në fund.