U.d. kryetar aktual i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski është kandidati i vetëm për kryetar të LSM-së në Kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 11 nëntor.

Vendimi u mor në seancën e sotme të Këshillit të LSM-së me 35 vota “pro”, “tetë” kundër dhe tre abstenime.

“Propozimi i konfirmuar për kryetarin të LSM-së në procedurën e zbatuar paraprake konform Kritereve, u mbështet nga 12 degë të sindikatave  të bashkuara  në LSM, gjegjësisht 2/3 e sindikatave të bashkuara me LSM, në cilat janë anëtarë 43.288 anëtarë dhe do të përputhet plotësisht me kushtet e nevojshme konform kritereve”, theksohet në kumtesën e  e LSM-së.

Për lider sindikal, kandidatura kanë parashtruar u.d. i tanishëm Darko  Dimovski,  kryetari i OJSHQ-së, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Aco Antovski, por Kryesia e LSM konfirmoi se vetëm Dimovski i plotëson kërkesat për kandidaturën.

Kryetari i OJSHQ-së, Grujovski, i cili pohon se i përmbush kushtet për kandidaturë, thotë se në konsultim me sindikatat të cilat e mbështesin do të vendosin për hapat e ardhshme që do t’i ndërmarrin.

“Kjo është maja e malverzimeve dhe me këtë humb lëvizja sindikale”, deklaroi Grujovski.