Monroe vazhdon të jetoj nëpërmjet fotove dhe filmave të saj, edhe pse shume breza ndërrohen, për të gjithë ne, Marilyn Monroe mbetet vajza e bukur dhe tepër sensuale. Edhe në ditët e sotme, portreti i Marilyn Monroe vazhdon të thyej rekorde në shitje, çka e përforcon faktin e pavdekshmërisë së saj.

Milton H. Greene, e fotografoj yllin e Hollywood’it shumë vite më parë, por fotot e saj nuk arritën kurr të bëhenin publike, të paktën deri më sot.
Milton H. Greene, njihet si fotografi më i mirë i Epokës së Artë të Hollywood’it, përveç Marilyn Monroe, ai fotografoi gjithashtu edhe disa nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë botërore gjatë kësaj epoke, si përshëmbull: Cary Grant, Sophia Loren, Audrey Hepburn, Frank Sinatra, Ava Gardner, Marlene Dietrich.

Joshua Greene, djali i Milton H. Green, ka arritur të restauroj disa nga fotot e babait të tij të ndjerë, mes tyre ishin edhe fotot e Marilyn Monroe.
J. Green tha se shumë prej këtyre fotografive ishin harruar ose lën mënjanë deri më sot, filmi i aparatit ishte përkeqësua gjatë viteve dhe babai im “vdiq duke menduar se të gjitha punët e tij ishin shkatërruan”.

Por me teknologjin të re, fotografitë mundën të shpëtonin – megjithëse kërkonin orë të tëra për tu restauruar, tha Joshua Green.
Joshua gjithashtu po punon për të publikuar së shpejti libërin e ri që do të titullohet, “The Essential Marilyn Monroe”. Ai theksoj gjithashtu se libri përbëhet nga 284 imazhe, “nga të cilat 176 kurrë nuk kanë parë dritën e diellit”.