Mbrojtësi brazilian, Dalbert, synon të bënë histori me Interin. Futbollisti erdhi me shumë bujë nga Nice te Interi, këtë verë, por deri tani nuk ia ka dalë të marrë një fanellë titullari në 11-shen e Luciano Spallettit. “Po jetoj një ëndërr, pasi tani jam pjesë e një klubi shumë të madh dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Po punoj shumë dhe trajneri po më ndihmon të ambientohem sa më shpejt me lojën e skuadrës dhe me specifikat e kampionatit italian. Kam luajtur pak, por shumë shpejt do të vijë edhe mundësia ime, që të tregoj sa vlej. Dua të lë edhe unë shenjën time në këtë skuadër të madhe, ashtu siç kanë bërë shumë kampionë ndër vite”, tha Dalbert.