Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, tha se skuadra e tij e dominoi Partizanin në pjesën e dytë. Ai pranoi edhe faktin që skuadra e tij ndjen lodhje, duke pohuar se pas dy ditësh me Besëlidhjen do të ketë rotacion në Kupë.

Më pëlqen fakti që pas minutës së 60-të e mbajtëm kundërshtarin në gjysmëfushën e tij. Ne nuk futemi asnjëherë në fushë për barazim, por me një kundërshtar si Partizani, aq më tepër në fushën e tij, mendoj se një barazim është i pranueshëm. Rezultati më i drejtë ishte barazimi. Megjithatë, të dominosh pas minutës së 60-të deri në fund me gjithë mbilodhjen në Europë, atëherë do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Kemi pasur një ngjeshje ndeshjes duke luajtur çdo tre ditë thuajse. Nuk kemi mundur të bëjmë dot as rotacionin e duhur. Mendoj se e gjithë kjo ka ndikimin e vet, por ka edhe anë pozitive, sepse ekipi ka ritëm tjetër të përfituar nga ndeshjet e Ligës së Europës”, tha trajneri Daja.