Dafina Zeqiri nuk ka mundur të qëndrojë indiferente pas sukseseve të yjeve shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në SHBA, tash e sa kohë po punon në projekte të reja.

Ajo lansoi së fundmi mixtape të saj të ri, “King”, ndryshe projekti “Told Ya” ishte mjaft i suksesshëm.

Bukuroshja shqiptare ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të lëvduar bashkëkombaset, Rita Ora, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën.

Rita Ora prezantoi së fundmi në ceremoninë e MTV Europe Music Awards, ndryshe aty me çmime u shpërblyen Bebe Rexha dhe Dua Lipa.;

Dafina u tregua mjaft modeste duke përrkrahur artistet në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, nga Dafina Zeqiri pritet më shumë në tentimin e saj në skenën ndërkombëtare, pasi ka kohë që nuk po angazhohet në skenën muzikore shqiptare