Që pas intervistës në Harper’s Bazaar, Dafina duket se po e shijon suksesin në maksimum. Edhe pse nuk dihet ende se kur do të shohim një tjetër këngë të re nga Zeqiri, nuk mund të themi se koncertet mungojnë në axhendën e saj. I tillë ka qenë edhe ai i një nate më parë, i lokalizuar në New York.

Mes fotosh e videosh, nuk kemi parë kaq nga Dafina. E kthyer me shpinë nga kamera, duke perdormuar për publikun, Duffye nuk i ka kursyer fjalët. “Zemra ime më rri gjithmonë në krahë. Kjo po që është lidhje”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa kuptohet se foton e ka realizuar i dashuri i saj. E mesa kuptojmë, Zeqiri po e shijon në maksimum romancën me partnerin aktual.

Në këtë pikë, Dafina tregohet disi më e rezervuar, ndërsa kujtojmë se teksa shijonte famën në Shqipëri, lidhjet e saj u përfolnin sa herë jepej mundësia. Por, Duffye ka ndërruar faqen e historisë si në karrierë, ashtu dhe në jetën personale, e të gjithë presin shumë e më shumë nga këngëtarja…

Image