Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përderisa Rusia është mike e Serbisë.
Në një intervistë televizive në Beograd, Daçiq ka folur për njohjen e fundit që i erdhi Kosovës, duke thënë se ministri i Jashtëm i Madagaskarit ia ka konfirmuar atij se ky shtet e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.
Por, sipas Daçiqit, kryeparlamentari i këtij shteti është habitur me këtë, dhe ka premtuar të bisedojë me Presidentin e vendit.
Daçiq ka thënë se Kosova artificialisht po e rritë numrin e njohjeve dhe se vetëm së fundi i ka tri më pak, pas tërheqjes së njohjeve nga Sao Taome Principe, Suriname dhe Guiena Bisao.