Në ndeshjen e Norwich ndaj Preston, në Championship ditën e shtunë, anësori i takimit u dëmtuar, dhe për pasojë, arbitri i katërt i ndeshjes u fut ta zëvendësonte. Por, tashmë sfida kishte mbetur pa një arbitër të katërt, dhe shpikja e krijuar ishte e çuditshme.

Tekniku vendas thuhet se ka parë në tribunë, si një tifoz, arbitrin e zonës, David Thornhill. Ai u thirr nga stolat e stadiumit, dhe shkoi të ndërrohej, që të zëvendësonte arbitrin e katërt, për minutat e mbetura të lojës.