Ai u bë baba për herë të katërt pak javë më parë. Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo tregoi se gjendet në formë të mirë, ndërsa shfaqi muskujt e tij gjatë realizimit të një videoje për të promovuar linjën e tij të veshjes “CR7 Denim”.

Ai u zhvesh vetëm në një palë xhinse të thyer me gurë, duke shfaqur të gjitha hiret e tij trupore në video-reklamë.

Duke xhiruar me shikim të zjarrtë nga kamera, ylli i Real Madridit, i cili është i njohur për fizikun e tij tepër në formë, gjithashtu zbuloi krahët e tij të formësuar, ndërsa u përkul në një mur të mbuluar me dritë të bardhë dhe të kuqe.

Videoja e reklamës shfaq etiketën e re të Cristianos, në të cilën ai cilësohet si “e ardhmja e xhinsit”.

Reklama në fjalë vjen dy javë pasi ylli ngarkoi një fotografi të të dashurës së tij Georgina Rodriquez, 22 vjeçe, duke mbajtur të bijën e tyre të porsalindur pranë tij dhe Cristiano Jr.