Philippe Coutinho është i gatshëm të largohet nga Liverpool në fund të këtij edicioni

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho ishte pranë largimit nga Liverpool verën e kaluar, por në fund skuadra angleze refuzoi shitjen e tij.

Thashethemet rreth të ardhmes kanë filluar sërish, me Barcelonën dhe PSG-në të interesuara për shërbimet e tij.

Por, e përditshmja katalonase, Mundo Deportivo shkruan se Coutinho dëshiron vetëm Barcelonën, ose në të kundërtën do të qëndrojë në Liverpool.

Braziliani ka kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2022, ndërsa Liverpool për shërbimet e tij kërkon 150 milionë euro.