Thibaut Courtois ka thënë se Chelsea duhet ta mund Manchester United-in të dielën, nëse dëshirojnë të mbesin në garë për titull.

Pas dhjetë ndeshjeve të luajtura, “Blutë” gjenden në pozitën e katërt në Premier Ligë, me nëntë pikë më pak se Manchester City, katër pikë më pak se Manchester Unitedi, dhe një pikë më pak se Tottenhami.

Sipas portierit belg, ndeshjet e tilla janë vendimtare, dhe ata nuk guxojnë të dështojnë.

“Ne duhet të fitojmë ndeshjet e tilla dhe t’i afrohemi kreut. Duhet t’i marrim këto tre pikë dhe do të japim gjithçka të dielën”, ka thënë Courtois.

Chelsea e pret Manchester United-in të dielën në “Stamford Bridge”, në kuadër të xhiros së 11-të të elitës angleze.