Conte pret ndeshje të vështirë të shtunën kundër Liverpoolit.

Liverpooli do të presë të shtunën në “Anfield” Chelsean. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, e di se skuadra e tij duhet të ketë kujdes të veçantë nga lojtari në super formë, Mohamed Salah, që ka shënuar 14 gola në 19 paraqitje.

Por, trajneri italian thotë se nuk duhet të kenë kujdes vetëm nga Salah, duke përmendur edhe futbollistë tjerë.

“E njoh shumë mirë, ka luajtur në Itali për shumë vite”, tha Conte. “Salah është lojtar i mirë, ai është shumë i rrezikshëm”.

“Ai është futbollistë teknik, por në të njëjtën kohë edhe shumë i shpejt, i mirë në duele një për një dhe finalizues i mirë”.

“ Duhet t’i kushtojmë kujdes atij, por gjithashtu edhe Sadio Manes, Philippe Coutinhos, Robertos Firminos, Daniel Sturridge. Liverpool ka potencial të madh si ekip”, theksoi mes tjerash Conte