Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, i ka kritikuar ashpër lojtarët e vet pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Romës në Ligë të Kampionëve.

Sipas The Telegraph, Conte i ka thirrur lojtarët në fushën stërvitore të Chelsea dje pasdite, ku i ka qortuar ashpër, transmeton Express.

Ai e ka kritikuar në veçanti Kenedyn për shkak se ka gogësitur gjatë fjalimit të tij, ndërsa David Luizin për reagimin e tij pasi ishte zëvendësuar gjatë barazimit 3-3 po kundër Romës para dy javëve.

Ndërsa mesfushorit të ri Charly Musondat ia ka treguar vendin për shkak se ishte ankuar për mungesë të mundësive për të luajtur në ekipin e parë, para se t’u thoshte lojtarëve se është turpëruar nga mbrojtja e tyre kaotike në kryeqytetin italian.

Ai u ka kërkuar lojtarëve të përmirësohen për ndeshjen kundër Manchester United këtë të diele, kërkesë që lojtarët e pranuan pa u ankuar.