Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, në solemnitetin përmbyllës të Forumit ekonomik translatlantik, në emër të kryeministrit Zoran Zaev e pranoi çmimin “Liderë të Mesdheut”, që ndahet për kontribut të posaçëm në nxitje të tregtisë dhe investimeve në Mesdhe, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

“Çmimin të cilin po e pranoj, në emër të kryeministrit Zoran Zaev, është mirënjohje për punën e tij, por edhe për punën e Qeverisë që e kryeson. Për shkak se mirë e njoh dhe kam mundësi që çdo ditë të punojë me të, pohoj se ky çmim do të shkojë në duar të sigurta”, deklaroi zëvendëskryeministri para të pranishmëve.

Angjushev në fjalim, duke u falënderuar për çmimin në emër të kryeministrit Zaev, dha përqendrim të shkurtër të situatës politike në Maqedoni gjatë dy viteve të fundit dhe i konfirmoi ambiciet euro-atlantike të vendit.

ЗАЕВ НАГРАДА

Angjushev potencoi se Zaev gjatë dy viteve të kaluara, punoi në interes të qytetarëve, me qëllim të qartë që ta kthejë Republikën e Maqedonisë në rrugën e vërtetë, në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit.

“Ju bind se Qeveria do të punojë me përgjegjësi dhe përkushtim që të mbërrijmë deri te qëllimi i këtij udhëtimi, ndërsa ai është që Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së. Këtë çmim e pranojmë si mbështetje për punën e deritanishme, ndërsa shpresojmë se një ditë Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së, vend i zhvilluar me ekonomi të fuqishme”, theksoi Angjushev.

Gjithsej janë ndarë tetë çmime “Liderë të Mesdheut”, ndërsa laureat i vetëm nga rajoni është kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, thuhet në kumtesën nga pres-shërbimi qeveritar.