Moska me kujdes e ndjek procesin e integrimit evropian, pasi në këtë rrugë janë shumë vende të cilat janë partnere të Rusisë, por nuk e kundërshton zgjerimin e Bashkimit Evropian, tha ambasadori rus në BE Vladimir Çizhov dhe paralajmëroi konsultime me Brukselin për çështje të shumta.

“Shumë vende që duan të hyjnë në BE, pa marrë parasysh nëse janë vende nga Ballkanit Perëndimor apo Turqia, dhe partnere të konfirmuara dhe të njohura tregtare dhe ekonomike të Rusisë dhe për këtë me kujdes ndjekim çfarë po ndodh”, tha Çizhov në një intervistë për portalin EuroAktiv”.

Çizhov tha se Rusia dëshiron të sheh se bashkëpunimin apo inkuadrimi në BE nuk do t’i prish marrëdhëniet e mira tradicionale me vende të caktuara.

Ai theksoi se Rusia nuk ka asgjë kundër vendosjes së marrëdhënieve të mira me BE-në, sepse Moska nuk është kundër zgjerimit të BE-së, gjë që, siç tha, dallohet nga zgjerimi i NATO-së.