Familjet me të ardhura të ulëta vjetore, me apo pa fëmijë, pensionistë të cilëve u janë shkurtuar para nga sigurimi shëndetësor dhe pensional në vitet e kaluara do të marrin një pjesë të shtesave sociale që mbrëmë, përmes fjalimit deri te opinioni e bëri të ditur kryeministri grek, Aleksis Cipras.

Shuma e përgjithshme e ndarë për grekët e prekur social dhe ata të cilët vitet e kaluara ishin viktima të krizës, arrin 1,4 miliardë euro.

Edhe vitin e kaluar, pak para Krishtlindjeve, kryeministri grek paralajmëroi bonuse, të cilat atëherë ishin në lartësi prej 617 milionë euro.