Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, u paraqit titullar për Osmanlispor-in, e cila ngadhënjeu me rezultat 3:1 kundër Yeni Malatyaspor-it, në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Kupës së Turqisë.

Cikalleshi luajti me sukses deri në minutën e 65-të dhe iu gëzua fitores, ku janë shumë afër që të kualifikohen në të tetën e finales.

Golat për Osmanlispor-in i realizuan: Doukara (28′), Regattin (74′) e Kilic (88′) dhe për Malatyaspor-in: Dening (57′). Ndeshja e kthimit luhet me 13 dhjetor, ndërsa Osmanlispor janë në epërsi të mirë.