Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk mund të ndalet në duel një me një.

Mbrojtësi italian me përvojë thotë se mënyra e vetme për ta kufizuar Messin është puna ekipore, transmeton Express.

Juventus do të përballet me Barcelonën të mërkurën mbrëma në kuadër të ndeshjes së dytë kundër katalanëve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, ku Messi shënoi dy gola.

“Momentin që tenton t’ia parashikosh lëvizjet e tij je i vdekur, sepse ai i lexon gjërat shumë shpejt saqë nuk mund ta prekesh”, ka thënë Chiellini për Corriere della Sera i pyetur se çfarë do të thotë të përballesh me Messin.

“Mënyra e vetme për ta kufizuar është puna ekipore. Mund të jesh më i miri në botë, por nëse mendon se mund ta ndalesh vetëm, them se je i pashpresë”, ka shtuar ai.