Zv. kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani u është rikthyer video mesazheve për opinionin, praktikë e cila tashmë është bërë pjesë e pandarë e Osmanit për llogaridhënie.

Osmani në mesazhin e tij vlerëson se këto gjashtë javë janë kyçe.

“Gjashtë javët e ardhshme janë kyçe dhe do ta përcaktojnë fatin e gjashtë muajve të ardhshëm, ndërsa gjashtë muajt e ardhshëm do ta përcaktojnë fatin afatgjatë të perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa në videon më poshtë mund të shikoni video mesazhin e plotë të zv. kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani.