Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, solli vendim për zbatim të procedurës hetimore kundër 36 personave, për shkak të veprës penale për veprën Kanosje terroriste ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, lidhur me ngjarjet e 27 prillit, në Kuvend, njoftoi Prokuroria publike, transmeton Gazeta Lajm. Për këtë vepër parashihet dënim me së paku 10 vite arrest.

Ndryshe mëngjesin e sotëm janë arrestuar një numër i madh i funksionarëve nga pushteti i kaluar, të cilët ishin nën hetime nga Prokuroria Themelore e Shkupit.

MPB ka arrestuar ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, njërin nga dhunuesit kryesor më 27 prill në Kuvend, Goran Angellov Qoseto, deputetët Zhaklina Stefanovska, Ljuben Arnaudov dhe Krsto Mukoski, ish drejtorin e FSSHM-së, Sashe Stefanovski, Mitko Peshev, ish drejtor në MPB, Dushko Llazarov drejtor në sektorin për siguri dhe rend publik, Igor Durlloski, një nga iniciatorët e protestave. Janë arrestuar gjithashtu edhe disa qytetarë të cilët ishin pjesë e turmës më 27 prill në Kuvend.

Sipas disa burimeve mediatike, policia është në ndjekje edhe të Bogdan Ilievskit “Betmen Velit”, njëri nga iniciatorët të iniciatives “Për Maqedoni të përbashkët”.

Sipas njohurive të para, Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së. Prej strukturave më të ulëta të MPB-së është theksuar se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprimin e policisë, me çka e ka vënë në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Prokuroria Publike Themelore më shumë informacione paralajmërojnë gjatë ditës./

Mitko Çavkov dhe të arrestuarit tjerë këtë mëngjes, për momentin janë në Gjykatën Penale ku edhe japin dëshmi në lidhje me natën e përgjakshme të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.

Policia nuk lejon që mediat të afrohen afër ndërtesës në Gjykatën Pelane, gjithashtu as të merren inserte.

Ndryshe, në mëngjesin e sotëm përkrah Mitko Çavkovit u arrestuan edhe deputeti Krste Mukoski, i cili dyshohet për hapjen e dyerve të Kuvendit dhe dhjetëra persona tjerë, poashtu mes të arrestuarve ishin edhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov-Qoseto, deputeti Luben Arnaudov dhe të tjerë.