Carrie Underwood përmes një performancë prekëse në “CMA Awards 2017” nderoi të gjithë ata që kemi humbur gjatë këtij viti, përcjellë KultPlus.

Ajo mbrëmjen e kaluar këndoi “Softly dhe Tenderly” ndërsa në ekranin prapa saj shfaqeshin imazhet e yjeve më të mirë të muzikës të cilët fatkeqësisht ndërruan jetë këtë vit.

Afër fundit të performancës së saj, u shfaqën fotografitë e viktimave që humbën jetën gjatë masakrës së Las Vegas në Route 91 Harvest Music Festival. Underwood mezi mbante lotët derisa në ekran u paraqiten emrat dhe imazhet e më shumë se 50 njerëzve që më nuk jetonin.

Këngëtarë të tjerë si Chris Young dhe Linda Davis shkruan më pas në Twitter në mbështetje të dedikimit të ndjeshëm të Underwood./ KultPlus.com