Trajneri Alban Bushi ka mbetur shumë i zhgënjyer për barazimin me Irlandën e Veriut dhe veçanërisht për mënyrën sesi erdhi ai rezultat. Tekniku i të rinjve kuqezinj vlerësoi lojën e të tijve, duke theksuar se skuadra meritonte patjetër fitoren sot.

Në prononcimin e tij trajneri evidentoi fakti që futbollistët e Irlandës së Veriut janë nga 21-vjeç dhe luajnë në ligat angleze, ndërsa te Shqipëria U-21 aktivizoheshin shumë 19-vjeçarë.

Më vjen vërtetë keq që u ndëshkuam në këtë mënyrë, sepse kemi bërë një lojë mjaft të mirë. Nuk duhet të lëmë pa përmendur faktin se kundërshtari kishte në fushë futbollistë 21 vjeçarë, që luajnë në ligat angleze, ndërsa një pjesë e mirë e djemve tanë janë vetëm 19-vjeçarë, por sërish ne arritëm të përballemi si duhet. Gjithsesi, ne jemi një ekip në shërbim të kombëtares së madhe dhe më vjen mirë që Panucci shikon te ne element për skuadrën e tij. Ne aktualisht kemi 4-5 futbollistë që mund të luajnë pa frikë në kombëtaren e madhe dhe kjo u pa qartë edhe sot”, tha Bushi.