Një minator 20 vjeçar humbi jetën këtë të mërkurë në minierën e Bulqizës, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, teksa ai punonte në galeri.

Edhe pse punëtoret e tjerë që ndodheshin me të janë munduar t’i japin ndihmën e parë, 20 vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Me 25 tetor të këtij viti po në të njëjtën galeri, humbi jetën një tjetër minator 30 vjeç, Eris Keta, i cili u godit po nga një masiv shkëmbor në frontin e punës.