Plasmani dhe cilësia e prodhimit, ndryshimet klimatike, përforcimi ekonomik i fermerëve të rinj dhe grave, do të jenë në fokusin e Federatës së Fermerëve e cila sot e shënon jubileun, 15 vjet nga themelimi.

Federata ribrendohet në Federatë Kombëtare të Fermerëve (FKF) dhe e zgjodhi kryetarin e ri. Në vend të kryetarit të deritanishëm Nikolla Stamenov i cili është emëruar për kryetar nderi i organizatës, në vendin e tij vjen Vaska Mojsovska.

“Bujqësia profitabile – fshat i qëndrueshëm” është motoja jonë e re. Konsiderojmë se është e rendit që bujqit, përveçse të prodhojnë edhe të fitojnë, të kenë jetë dinjitoze. Në këtë kontekst, zhvillimi i fshatrave është jashtëzakonisht segment i rëndësishëm në të cilin duhet të punohet dhe për të cilin nevojitet përpilim i strategjisë që do ta pengojë migrimin dhe do t’i kthejë të rinjtë pas”, deklaroi Mojsovska.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mojsovska tha se probleme në bujqësi gjithmonë ka pasur dhe do të ketë për shkak se të gjitha masat të cilat propozohen duhet mirë të analizohen dhe të shihet nëse në përgjithësi do të ketë efekt.