Gianluigi Buffon është thellë i pikëlluar pas ndeshjes së tij të fundit për kombëtaren e Italisë, ka thënë agjenti i portierit të Juventusit.

Portieri legjendar e luajti ndeshjen e 175 për Italinë dje, por barazimi 0-0 në “San Siro” ndaj Suedinë do të thotë se Buffon dhe Italia nuk do të mundë të luajnë në Kupën e Botës verën e ardhshme në Rusi, ashtu siç kishin planifikuar, transmeton Express.

“Të gjithë po shpresonin se Italia do të shkonte në Kupën e Botës dhe Gigi tashmë i ka shprehur ndjenjat e veta”, ka thënë agjenti i tij, Silvano Martina për Tuttomercatoëeb.

“Pikëllimi është i thellë, por të gjitha gjërat kanë fund. Gigi është portieri më i mirë i të gjitha kohërave. Ai gjithsesi do t’i jepte fund [pas Kupës së Botës]”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Buffon është duke u ndier keq jo vetëm për vete, por për shkak se e do Italinë