Të gjithë lojtarët mund të dhurojnë zakonisht fanellat e tyre pas ndeshjeve të futbollit. Disa prej tyre i ndërrojnë me kundërshtarët, e të tjerë mendojnë më shumë, duke gëzuar tifozët me fanellën e tyre, të cilën e kanë mbajtur mbi shpinë.

Por, Buffon ka një dhuratë të veçantë për tifozët e Juves. Pas ndeshjes me Barcelonën, ai hoqi tutat e Juves, dhe ia dhuroi njërit prej tifozëve në tribunën e ultrasve, si një kujtim nga kapiteni legjendar.

Edhe pse Juventusi i tij nuk arriti të gëzonte tifozët që kishin mbushur plot stadiumin, portieri nuk ngurroi të falënderonte ata që kishin ardhur për t’i mbështetur, në mënyrën e tij të veçantë.