Për shkak të rikonstruktimit dhe asfaltimit të rrugës, prej sot e deri më datën 25 të këtij muaji, për qarkullim do të mbyllet rruga “Brigada e dytë e Maqedonisë” në seksionin nga rruga  “Lazo Tërpovski” pranë udhëkryqit qarkor në bulevardin ” Hristijan Todorovski Karposh”. Komunikacioni në këtë seksion do të ridrejtohet nëpër rrjetin rrugor përreth.

Autobusët që shërbejnë në linjat e autobusëve me numra 19 dhe 35 do të rikahëzohen nëpër rrugën “Bosnja e Hercegovina”, në të dy drejtimet.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të vendosur dhe regjimin e vendosur të qarkullimit dhe ta adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.