Pesë persona janë zhdukur pasi një anije peshkimi me 23 anëtarë të ekuipazhit u fundos në brigjet e Rio de Zhajneros, kumtuan autoritetet  braziliane.

Marina braziliane theksoi se një tjetër anije peshkimi që ka lundruar pranë arriti të shpëtojë 18 persona.

Anija u fundos në afërsi të qytetit të Angra dos Reis. Ka filluar hetimi për aksidentin.