Zoti e bekoftë Andy Cohen dhe “Watch What Happens Live” pasi ku tjetër ne do të merrnim përgjigje për disa nga thashethemet që fliten për VIP-at?

Legjenda e TV është i njohur për pyetjet që u bën të ftuarve, që nuk guxon t’ua bëjë askush tjetër, dhe këtu ne mësuam më në fund për lidhjen e mundshme të Kate Hudson dhe Brad Pitt. Përgjigjja? Nuk e dimë sa mund t’ju gëzojë, por jo, ata nuk janë të lidhur. Aktorët kanë katër vite që nuk janë takuar bashkë dhe është e pamundur që të kenë nisur një lidhje.

Image

Të paktën kështu na rrëfeu vetë aktorja gjatë intervistës me Andy Cohen.

“Ishte thashethemi më i çuditshëm që kisha dëgjuar. Për më tepër nuk e kam parë Bradin prej katër vitesh”, ka sqaruar aktorja.

U duk si një dritë jeshile për Brad, i cili duhet se nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen nga Angelina Jolie, por fatkeqësisht u gëzuam para kohe. Fansat ishin shumë të lumtur që Hudson të ishte partnerja e re e Brad, pasi kishin vërejtur një ngjashmëri me Jolie, por lidhja e tyre është mëse e pamundur pasi 38-vjeçarja aktualisht është në lidhje me muzikantin Fujiwaka.

Image