BPRM e rishikoi projeksionin e rritjes të BPV për këtë vit në 0,5 për qind, nga rritja projektuese në prill prej 2,5 për qind. BPRM  qëndron në projeksionin paraprak për rritje për vitin e ardhëm dhe vitin 2019 prej 3,2 për qind dhe 3,5 për qind.

“Duke pasur parasysh realizimet në gjysmën e parë nga vitit bëmë korrigjim të rritjes për këtë vit. ndërsa e mbajtëm atë për dy vitet e ardhshme”, tha në konferencën e sotme për media guvernatori i BPRM Dimitar Bogov.

Shtoi se pas rritjes negative në gjysmën e parë dhe informacionet për tremujorin e tretë të cilat tregojnë se trendet negative në industri dhe ndërtimtari, pritet aktiviteti i fuqishëm në tremujorin e katërt të nxirret rritje prej 0,5 për qind.

BPRM, siç theksoi, gjatë përpilimit të projeksionit i ka marrë parasysh të dhënat nga Strategjia fiskale publikuar nga vitit i ardhshëm, sepse ato kanë qenë informacionet e vetme të qasshme nga Ministria e Financave dhe theksoi se nëse ata ndryshohen kjo do të ketë ndryshime dhe ndaj projeksioneve të BPRM-s. Theksoi se megjithatë bashkëpunimi me këtë institucione është i shkëlqyer.

Faktor bartës për rritjen në vitin 2017 janë eksporti dhe konsumi personal, në kushte të rikuperimit gradual të aktiviteteve investuese. Në afat të mesmes pritet kontribut më të madh ndaj rritjes edhe mëtej të ketë kërkesa vendore, me përjashtim të vitit 2017. kur kontribut më të madh ka neto eksporti.

BPRM e projektoi inflacionin në 1,3 për qind në vitin 2017 dhe rreth dy për qind në vitin 2018 dhe 2019.

Te depozitat dhe kreditë pritet rritje më e dobët dhe ai të arrij 3,6 për qind kundrejt projeksionit të prillit prej 4,2, te depozitat dhe 4,6 për qind kundrejt projeksionit nga prilli prej 5,2 për qind te rritja kreditore. Sektori bankar sipas guvernatorit mbetet stabil, likuid dhe lartë i kapitalizuar.