Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot solli ndryshime dhe plotësime të Vendimit për mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes.

Nga BPRM-ja informojnë se me ndryshimet e sjella është konfirmuar se të paktën një herë në vit personat e autorizuar nga Banka Popullore e vlerësojnë nivelin minimal të nevojshëm të kapitalit për bankën, i cili ka të bëjë për vitin e ardhshëm. Më së voni deri më 15 dhjetor të vitit vijues, Banka Popullore do ta përshkruaj nivelin e nevojshëm minimal të kapitalit për bankën për vitin e ardhshëm. Vlerësimi i nivelit të nevojshëm minimal të kapitalit për bankën do të mund të bëhet edhe në periudhë më të shkurtër se një vit, përderisa është e nevojshme, për shkak të natyrës, llojit dhe vëllimit të aktiviteteve që i kryen banka dhe rreziqet në të cilat ekspozohet si rezultat i atyre aktiviteteve, për çka banka, do të njoftohet në mënyrë të duhur.

Siç kumtoi BPRM-ja, me ndryshimet e sjella sqarohet procesi i përgatitjes së vlerësimit të tërë profilit të rrezikut të bankës dhe përmbajtjes së saj, duke i përfshirë edhe rreziqet që dalin nga mjedisi makroekonomik. Vlerësimi i tërë profilit të rrezikut të bankës, në pajtim me këtë Vendim, përfshin vlerësim të modelit afarist të bankës, menaxhimit të shitblerjes në bankë, gjendjen likuide në bankë dhe rreziqet ndaj pozitës kapitale të bankës.

Me Vendimin përcaktohet mënyra në të cilën, në bazë të profilit të plotë të përcaktuar të rrezikut të bankës, përpunohet strategji e mbikëqyrjes për bankën, me vlerësimin e nivelit të nevojshëm minimal të kapitalit për bankën dhe nevojën për përshkrimin e shkallëve më të larta nga  përshkrimet në nenin 65 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për bankat.